Varoufakis kundër Tsipras: Reformat do të dështojnë
"Programi i reformës ekonomik do të kalojë në histori si një prej shkatërrimeve më të mëdha të makroekonomisë”.Është i ashpër qëndrimi i ish minsitrit të Financave greke Yanis Varoufakis që në një intervistë për BBC-në kritikon kryeministrin grek Tsipras për planin e tij të shpëtimit.Ish ministri grek i Financës tha se reformat e tij ekonomike do dështojnë ashtu si bisedimet formale për të dalë nga borxhi.Në një intervistë për BBC, Yanis Varoufakis tha se Greqia ishte subjekt i një programi që do të njihet "në histori si katastrofa më e madhe e menaxhimit makroekonomik".Një deklaratë e tillë vjen kur parlamenti gjermani miratoi nisjen e negociatave për programin e tretë të shpëtimit të Greqisë me vlerë 86 miliardë euro të premten e 17 korrikut."Ky program do dështojë nga kushdo që e ndërmerr.I pyetur se sa do të zgjasë ai u përgjigj:- "Ka dështuar që tani".Ai tha se kryeministri grek Alexis Tsipras i cili pranoi që nuk beson te dalja e borxhit nuk kishte opsion tjetër përveçse të nënshkruante."Ne na u dha një zgjedhje midis të qënit të përjashtuar dhe dorëzimit. Ai vendosi që të dorëzoheshim ishte strategjia e fundit. "- u shpreh ai./Oranews.tv/