Vrau ish të dashurën dhe partnerin e saj të ri, hapet proçesi gjyqësor i Dritan Demiraj

Sot u hap proçesi gjyqësor i bukëpjekësit shqiptar, Dritan Demiraj, të akuzuar për vrasje të dyfishtë, në Gjykatën e Riminit, raportojnë mediat italiane.29-vjeçari shqiptar akuzohet se ka vrarë ish të dashurën, Lidia Nusdorfi dhe partnerin e saj të ri, Silvio Mannina.Demiraj e goditi të dashurën e tij disa herë me thikë në stacionin Mozzate, në provincën Como. Vetëm një ditë më parë, bukëpjekësi shqiptar kishte vrarë edhe partnerin e ri të ish të dashurës së tij, Silvio Mannina, kufoma e të cilit u gjet në moçalin e liqenit Azzurro në Santarcangelo.Sëbashku me Demirajn, janë ngritur edhe akuza kundër xhaxhait të tij, 60-vjeçarit, Sadik Dine, dhe e dashura e re e 29-vjeçarit, Monica Sanchi.Pjesë të proçesit gjyqësor janë edhe fëmijët e Lidias, njërin nga të cilët e ka pasur me Demirajn, motra e Lidias, si dhe prindërit dhe motra e Silvio Mannina-s. Sipas familjarëve të Silvios, ky i fundit është vrarë vetëm për arsye se ka pasur lidhje me Lidian. Avokati i Dritan Demirajt për të mbrojtur 29-vjeçarin, ka përmendur edhe kodin e Kanunit, sipas të cilit tradhëtia është diçka që duhet të lahet me gjak.970735725320cd742d0b064f4d14feaa processo dritan demiraj sadek dine1 processo dritan demiraj sadek dine2 processo dritan demiraj sadek dine3 processo dritan demiraj sadek dine4