Shmanget komploti kundër bazave ushtarake nga katër ekstremistë

Autoritetet franceze kanë parandaluar një komplot kundër bazave ushtarake nga katër ekstremistë. Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve tha se të dyshuarit, të moshës mes 16 dhe 23 vjeç, u arrestuan më 13 korrik në katër vende të ndryshme në Francë.Cazeneuve tha se udhëheqësi i grupit kishte qenë nën vëzhgim për shkak të aktiviteteve të tij në internet dhe dëshirës për të udhëtuar për në Siri. Ai ishte në kontakt me francezë të njohur islamistë, që aktualisht ndodhen në burg.Ministri tha se një nga të dyshuarit ishte një ish-pjesëtar i marinës franceze.Cazeneuve nënvizoi se 1.850 qytetarë francezë apo banorë të përhershëm janë të përfshirë në rrjetet e ekstremiste, dhe 500 besohet të jenë në Siri dhe Irak.Presidenti francez Francois Hollande kishte paralajmëruar më herët se Franca ka parandaluar "akte terroriste".