Kriza e emigrantëvë në Itali, një dramë e përditshme
E njëjta dramë, çdo ditë , por me skenarë të ndryshëm vijon të shfaqet në ujërat e Mesdheut dhe në jugun e Italisë. Çdo ditë qindra emigrantë bllokohen në mes të detit, të cilët në të shumtën e rasteve janë shpëtuar nga roja bregdetare italiane, por nuk janë të pakta rastet kur udhetimi i tyre përfundon në mënyë tragjike.418 emigrantë kryesisht nga vendet afrikane zbarkuan në portin e Mesinës në Siçili, mes tyre gra dhe 32 të mitur. Sipas autoriteteve vendase mes tyre kishte edhe shtetas nga Siria.Emigrantët u shpërndanë në qendrat e strehimit, por fillimisht iu nënshtuan një kontrolli shëndetësor. Numri i emigrantëve që kanë hyrë në vendet e Bashkimit Europian është rritur me 68 përqind në pesë muajt e parë të 2015 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Por Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët tha më herët se mbi 135,000 emigrantë kanë mbërritur në Evropë nga deti në gjysmën e parë të këtij viti, kryesisht në Greqi dhe Itali.