Fitouss: Drejtësia kusht për tërheqjen e investimeve, duan siguri juridike
Në pritjen e Ambasadës franceze në Tiranë me rastin e Festës Kombëtare të Francës, ambasadori Bernard Fitoussi i bëri apel shtetit shqiptar që të reformojë sistemin e drejtësisë. Sipas diplomatit francez, vetëm në këtë mënyrë Shqipëria do të tërheq investitorë të huaj. Diplomati francez komentoi edhe proçesin e zgjedhjeve.Ambasadori francez në Shqipëri i kërkoi qeverisë shqiptare që të bëj përpjekje serioze për të nxitur refomën në sistemin e drejtësisë, si një kusht për zhvillimin e vendit dhe për tërheqjen e investitorëve të huaj.Ky mesazh u dha gjatë pritjes së organizuar në Tiranë me rastin e Festës Kombëtare të Francës.Fitouss: “Në Shqipëri në krye të çdo gjykate është shkruar në emër të popullit dhe pikërisht në emër të tij autoritetet dhe përbërësit e jetës politike, por edhe organet e drejtësisë apo shoqëria civile e kanë për detyrë të fillojnë rrugën e gjatë dhe të vështirë të reformës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.Ky është një detyrim për të nxitur investimet në Shqipëri.Drejtuesit e kompanive kanë nevojë për siguri juridike”.Ambasadori francez komentoi edhe proçesin zgjedhor të 21 qershorit.Fitouss: “Për zgjedhjet vendore kemi vëzhguar dy elementë.Populli shqiptar u shpreh. Proçesi elektoral nuk ishte i keq edhe pse mund të ishte edhe më i mirë. Por duke parë historinë e Shqipërisë, proçesi ka qenë edhe më i keq. Është si çështja e gotës gjysëm plot apo gjysëm bosh. Gota e demokracisë në Shqipëri ende nuk është plot, por po mbushet. Por sipas parimit themelor, pres që të dënohen rëndë nga drejtësia ata mashtrues që e kanë cënuar këtë proçes”.14 korriku është shpallur Dita e Republikës franceze në vitin 1790. Festa Kombëtare e Francës, simbolizon triumfin e Revolucionit Francez mbi monarkinë dhe lidhet me marrjen e kështjellës së Bastijes.