Vrasësit e 32-vjeçarit në Sarandë nga Kruja dhe Laçi, 3 në pranga
Katër ditë pas ekzekutimit me armë zjarri të 32-vjeçarit, Edmond Theodhori (Mehmeti) në Sarandë, policia ka vënë në pranga 3 të rinj, të dyshuar si autorë të ngjarjes.Të arrestuarit janë:1. Ledi (Enkelejd) Ben (Saba) Hysa, 25-vjeç, banues në Laç.2. Ylli Qemal Reçi, 23-vjeç, banues në Gjorm-Krujë.3. Ajman Agron Zyba, 21-vjeç, banues në Laç.Viktima u konfliktua me xhaxha dhe nip nga KrujaNga hetimet e policisë dhe prokurorisë ka rezultuar se rreth orës 00:10 të 9 korrikut, viktima éshtë konfliktuar me autorët e dyshuar të shpallur në kërkim, shtetasit Gani Hysa, dhe Keivi Hysa, (xhaxha dhe nip), për motive të dobëta.Pas këtij momenti, më datë 10.07.2015, rreth orës 01:00 autorët e dyshuar pasi kanë vënë në dijeni në lidhje me konfliktin edhe shtetasit Elion Hysa dhe shokët e këtij të fundit (personat e mësipërm të arrestuar nga Policia), kanë kërkuar te gjithe sebashku népér qytet dhe kanë gjetur viktimen, pikërisht në vendin ku kishte ndodhur konflikti një natë më parë.Sapo e kanë konstatuar, kané rrethuar mjetin dhe kane thyer xhamat me shkop bejzbolli dhe me qytén e pistoletés, ku pas késaj njëri prej autorëve i është afruar dhe ka qëlluar njé herë me armë zjarri né drejtim te shtetasit: Edmond Theodhori, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Pas kryerjes së krimit, të gjithë autorët janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim te vendbanimeve të tyre.Policia po punon intensivisht për gjetjen dhe prangosjen e personave të shpallur në kërkim, konkretisht:1. Gani Rexhep Hysa, 41 vjeç, banues ne Gjorm-Kruje.2. Elion (Kejsi) Sahit Hysa, 31 vjeç, banues ne Gjorm-Kruje.3. Keivi (Ahmet) Sahit Hysa, 23 vjeç, banues ne Gjorm-Kruje.