Athina zyrtare kërkon hapësirë dhe kohë për të zyrtarizuar njohjen e Kosovës

Athina zyrtare po kërkon hapësirën dhe kohën e nevojshme për të zyrtarizuar njohjen e Kosovës.Deklaratën e bëri në Prishtinë Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, pas takimeve me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin njëherësh Ministër të Jashtëm Hashim Thaçi.Deri në ditën e njohjes zyrtare, Kotzias ftoi homologun Thaçi që të hapë në Athinë një zyrë të Kosovës."Sa i përket çështjes së njohjes është se duhet t'i kemi parasysh dy kritere sa i përket kësaj çështje, njëri prej tyre është nevojat e gjithë rajonit dhe e dyta është interesi ynë kombëtar  europian. Në të ardhmen duhet të shohim se çfarë lloj aplikimi do të gjejmë për këto dy kritere".Zëvendëskryemistri kosovar, Hashim Thaçi tha se vizita e parë e një krydiplomati grek në Prishtinë është konfirmim i forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa paralajmëroi se së shpejti do të vizitojë Greqinë.Ndërsa duke iu përgjigjur interesit të medias për çështjen e shumë diskutuar të gjykatës Speciale, Thaçi tha se drafti do të shkojë në Kuvend pasI mazhoranca të këtë siguruar votat.