Vrau me sëpatë bashkëshortin e të dashurës, gjykata burg përjetë 20-vjeçarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2015, 21:02
Gjykata e Fierit dënon me burgim të përjetshëm 20-vjeçarin Emiljano Yzeiraj, i cili vrau me sëpatë bashkëshortin e të dashurës një vit më parë, 33-vjeçarit Jetmir Lazaj.Ngjarja u regjistrua 13 janarin e 2014-ës në fshatin Kalënjë të Mallakastrës. Yzeiraj ne ate kohe 19 vjeç, qelloi per vdekje tre here me sepate ne koke Lazajn.Sipas hetimit të Prokurorisë dhe gjatë gjykimit, ka rezultuar se viktima është qëlluar me sëpatë, e cila i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe shkak i vrasjes ishte fakti që autori kishte një lidhje intime me bashkëshorten e viktimës dhe ai ishte pengesë për vijimin e kësaj lidhjeje.Ne argumentet qe Prokuroria ka paraqitur ne Gjykate, thuhet se diten kur e ka vrare, Yzeiraj i ka kerkuar nje takim 33-vjeçarit, dhe pasi e ka mashtruar me shaka qe situata te dukej normale, e ka vrare me sepate ne malin e Goices.Po ashtu, thote Prokuroria, i riu ka komunikuar me mesazhe me bashkeshorten e te vrarit, ku i kerkonte asaj besimin per tu martuar bashke.
Argumentat në mënyrë të përmbledhur në të cilat bazohet prokuroria e Fierit