Basha: Diskutuam për korrupsionin, krimin dhe standardin e zgjedhjeve
Tre ishin problemet që kreun i PD, Lulzim Basha diskutoi me Presidentin e PE, Martin Schulz, krimi, korrupsioni dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Basha u shpreh pas takimit me Presidentin e PE se, Basha tha se PD eshte e anhazhuar për për të ecur përpara me përparësitë duke nisur me dekriminalizimin.Lulzim Basha: Takimi me presidentin Schulz shkoi jashtëzakonisht mirë. Unë e falenderova Shculz për mbështetjen e madhe proceseve demokratike në Shqipëri dhe në vecantë procesit të dekriminalizimit, ishte fal mbështetjes së tij personale që më 24 dhejtor të vitit të kaluar u arrit marrëveshja për dekriminalizimin. Për fat të keq sic jemi të gjithë dëshmitarë, kjo marrëveshje nuk ka funksionuar deri më sot për shkak të mungesës së vullnetit politik nga ana e dyshes Rama-Meta. Ndava këtë shqetësim madhor me presidentin Schulz si dhe faktin se në vend të dekriminalizmit të jetës parlamentare u shkua përpara me kokëfortësi të kriminalizimit të pushtetit vendor përmes kandidimit të personave me rekorde kriminale për kryetar bashkish nga dyshja Rama-Meta. Si dhe ndave shqetësimet e mëdha për zbërjen e standardeve zgjedhore gjatë zgjedhjeve të 21 qershorit. Diskutuam për problemet e korrupsionit. Pra diksutuam për tre sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohet demokracia sot, që janë krimi, korrupsioni dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.Me presidentin Schulz, ndamë pikëpamjet se një angazhim konstruktiv i palëve do të ishte rruaga e duhur për të zgjidhur këto probleme ekzistenciale dhe unë e sigurova se PD dhe opozita dhe unë personalisht jemi të angazhuar dhe të vendosur për të ecur përpara me përparësitë duke nisur me dekriminalizimin., nuk mund të ketë integrim në BE me kriminele në Parlament dhe kryetar bashkish. Së dyti problemi themelor është ai i zgjedhjeve, i votës. E kërkova ndihmën e presidentit të PE që në bazë të raporteve të OSBE/ODIHR të rikthejmë në vemendje të institucioneve eruopiane domosdoshmërinë për të rikthyer standardet zgjedhore që u shkatërruan nga kjo dyshe dhe së treti për lufën ndaj korrupsionit që është i lidhur me shtetin.