Të miturit kriminelë, avokatët: Shpesh shndërrohen në vrasës gjakftohtë

Numri i lartë i vrasjeve me autorë minorenë është kthyer në një problem serioz për aktorët e drejtësisë. Detar Hysi, avokat penalist në Gjykatën e Krimeve të Rënda, thotë në një intervsitë për Ora News, se minorenët nuk janë të përfshirë me vetëm në krimin e rrugës, por fatkeqësisht tha ai ata shnderrohen në vrasës gjakftohtë.Detar Hysi: Unë kam patur minorenë që janë kthyer në vrasës gjakftohtë.Sipas tij, legjislacioni shqiptar i favorizon ata. Neni 51 i kodit penal i përgjysmon atyregjysmën e dënimit ndërsa shpesh masat ekstreme që vendos gjyakat ndaj tyre i bën ata edhe më agresiv.Detar Hysi: Ligji i favorizon në maksimum. Ai behët vrasës për një celular apo për një varse, kthehet në vrasës pa e bërë asnjëherë këtë.Hysi thotë se rehabilitimi i tyre brenda kangjellave të burgt thuajse është inegzistent.Avokati Hysi deklaron se është e nevojshme që aktorët e sistemit të drejtësisë të gjejnë një zgjidhje ligjore, se si do të procedohet në vazhdim me këta minoren që pas kryerjes së një krimi ordiner kthehen në vrasës gjakftohtë.Detar Hysi:Masat ekstreme që jepen nuk janë metoda që ata i rehabilitonHysi thote se në Gjykatën e Krimeve të Rënda është nevojshme ngritja e një seksioni për të miturit.