Paris, lirohen 18 pengjet në qendrën tregtare, në kërkim 3 grabitësit

Tetëmbëdhjetë  persona u moren peng sot në një dyqan në një qendër tregtare në Paris, nga tre njerëz të armatosur.Ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur lirimin e pengjeve, të cilët mbaheshin aty prej orës 6:30 të mëngjesit nga personat e armatosur të cilët kishin hyrë për grabitje."Tetëmbëdhjetë persona janë evakuuar rreth orës 10:30, n jëri prej tyre ka shqetësime shëndetësore, por nuk ka të plagosur," tha një burim i policisë, duke shtuar se vijojnë kërkimet për kapjen e kriminelëve.Mësohet se një prej grabitësve ishte punonjës në qendrën tregtare.