KQZ verifikon sot nëse në Durrës votuan qytetarë pa qenë në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2015, 08:28
Komisioni QËndror i Zgjedhjeve do të hapë sot 7 kutitë e materialeve zgjedhore për 7 qendra votimi në Durrës. Vendimi u mor me datë 10 Korrik pas ankimimit të Partisë Demokratike.Me kërkesë të dy anëtarëve të djathtë të KQZ, Vera Shtjefni dhe Hysni Osmanaj KQZ vendosi të verifikojë nëse qëndron apo jo pretendimi i demokratëve se në 21 qershor në 7 QV kanë votuar qytetarë që nuk kanë qenë në Shqipëri.PD pretendon se në këto qendra ka një numër votuesish shumë herë më pak sesa diferenca mes dy kandidatëve në garën për kreun e Bashkisë së Durrësit.