Kreu i PD kërkon të nisë analiza për zgjedhjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2015, 15:55
Rreth një muaj pas zgjedhjeve PD është gati të nisë analizën. Përmes një urdhri Lulzim Basha kërkon informacion nga secila prej degëve të partisë që do të pasohet me riorganizim të strukturave.Partia Demokratike, po përgatitet për të nisur fazën e analizës për zgjedhjet e 21 qershorit. Kryetari Lulzim Basha, nëpërmjet një urdhëri shpërndarë të gjithë degëve kërkon hartimin e informacioneve të detajuara për cdo bashki të vendit, votat për cdo kandidat, dhe rezultatin për cdo qendër votimi.Kreu i demokratëve urdhëron, drejtuesit lokalë që informacion të hartuar prej tyre ta dorëzojnë deri në datën 13 korrik, pranë Sekretarit Oraganizativ të Partisë Demorkatike.Të gjitha të dhënat do të analizohen pranë selisë blu, ndërkohë që muajn shtator analiza do të thellohet në cdo njësi administrative të vendit, për të parë shkaqet ku Partia Demokratike pësoj rënie, por dhe shkaqet ku në disa zona garantoi rezultate surprizë.Analiza për zgjedhjet e 21 qershorit, do të përmbledhe rezultatin e detajuar të çdo qendre votimi dhe ato do të krahasohen me zgjedhjet paralemntare te vitit 2013 dhe ato vendore te vitit 2011. Pas analizës së gjërë, në cdo degë të demorkatëve në gjithe vendin, në seline blu , do të nis rishikimi I gjithe strukturave te parties.
Urdhëri i Bashës për analizën e zgjedhjeve