Pas 17 orë negociatash arrihet marrëveshja me Greqinë, konfirmojnë liderët e BE
Pas 17 orë bisedimesh në Samitin urgjent të liderëve të Eurozonës, më në fund Greqia ka siguruar një marrëveshje të re shpëtimi prej 50 miliard eurosh, por me një çmim që bie ndesh me premtimet me të cilat qeveria e Aleksis Tsipras erdhi në pushtet në muajin janar.Në këmbim të shumës së konsiderueshme, Greqia duhet të dorëzojë si kolateral asete shtetërore me këtë vlerë, të cilat do të privatizohen apo jepen me konçesion nën mbikqyrjen e një mekanizmi europian.25 miliard prej këtyre të ardhurave do të përdoren për të rikapitalizuar bankat greke, ndërsa pjesa tjetër për të ulur më tej borxhin e Greqisë.Merkel: Rikthyem besimin, por rruga nuk është e lehtëKancelarja gjermane, Angela Merkel, pranoi se tashmë është e bindur që qeveria greke do të miratojë marrëveshjen e nënshkruar të hënën në mëngjes në samitin e Eurozonës, duke treguar se ka rifituar besim te Aleksis Tsipras, sigurisht vetëm pasi ai pranoi rikthimin e "trojkës" në Athinë.Merkel: "Arritëm akordin pavarësisht se së fundmi kishim humbur monedhën më të vlefshme, besimin te njëri-tjetri. Tani Greqia duhet të marrë përgjegjësitë dhe të zbatojë gjithçka që u ra dakord. Theksuam që tre institucionet do të rifillojnë mbikqyrjen normale të programit të shpëtimit, çka do të thotë se prania e tyre në Athinë është e mundur tashmë".Tsipras: Shmangëm planet e qarqeve konservatore të BBVetë Tsipras theksoi se kjo marrëveshje do të arrijë të ringrejë Greqinë në këmbë, por nuk harroi të thumbojë Merkelin për qendrimin e ashpër që ka mbajtur.Tsipras:"Luftuam fort për gjashtë muaj, dhe deri në fund. Morëm përgjegjësi dhe vendosëm për të shmangur planet më ekstreme të qarqeve konservatore të Bashkimit Europian".Renzi kritika Tsipras: Nuk duhet të kishte referendumEdhe pse ka qenë një prej mbështetësve më të mëdhenj të Tsiprasit, kryeministri italian, Mateo Renci nuk i kruseu kritikat ndaj homolgut grek.Ndërsa presidenti francez, Fransua Holond, u kufizua të thoshte se kjo marrëveshje ishte një fitore për të gjithë.Renci:"Mendoj se gjithçka shkoi kështu për shkak se ishte një gabim të mbahej referendum. Veçanërisht për mënyrën sesi u bë: u shpall papritur dhe pasi u ndërprenë bisedimet, duke e marrë vesh përmes agjencive të lajmeve".Hollande: Ruajmë integritetin e EuropësHolond: "Ishin negociata të zgjatura, por mbi të gjitha një vendim historik, sepse nëse Greqia do të ishte larguar nga Eurozona do të thuhej që Eurozona nuk ishte në gjendje të siguronte integritetin dhe qendrueshmërinë e saj. Do të kishte qenë një hap prapa, ndërkohë që Europa duhet të ecë përpara".