Politikat sociale, shoqëria civile: Sipërfaqësore; Klosi: Duhen realizuar standarde

Rishikimi i politikave sociale si për shtresat në nevojë, ashtu edhe për komunitetet, ka bërë bashkë shoqërinë civile dhe Ministrinë e Mirëqënies Sociale. Mbështetja e dobët sociale e shtetit ka qenë fokusi i përqendrimti të takimit 3-ditor në Voskopojë.Politikat sociale të një shteti duhet të thellohen te problemi real që vuajnë komunitetet. Për shoqërinë civile, politikat e shtetit tonë për pakicat janë sipërfaqësore, ndaj shpesh diskriminimi del në pah.Ministri i Mirëqënies Sociale, pohoi nevojën e realizimit të disa standardeve për t'u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë.Ndërgjegjësimi i brezave që në vegjëli për zgjidhjen e problemeve të karaketerit social, ka qenë një nga cështjet prioritare të diskutimit të shoqërisë civile dhe ministrisë së Mirëqënies sociale në takimin e mbajtur në Voskopojë.