Mbështetje për SME-të,10 milion euro do jepen për investime
Gjermania i ka kushtuar vëmendje ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme në zonat rurale.Në dispozion të tyre është vendosur një grant prej 10 milion eurosh, i cili do të disbursohet nga bankat e nivelit të dytë.Pranvera Kastrati: “Vlera e kësaj marrëveshje është 10 milion euro, do të disbursohet nëpërmjet bankave të nivelit të dytë. Kjo marrëveshje synon të nxisë më tej portofolin e kreditimit të SME-ve, sidomos në zonat rurale”.Duke mbështetur zhvillimin e SME-së në zonat rurale synohet që të rritet edhe numri i të punësuarve.Pranvera Kastrati: “Duke qenë se këto zona janë shuëm të ndjeshme me rritjen e punësimit dhe mundësia për të minimizuar pabarazitë është më e madhe, e gjithë mbështetja financiare që do tu ofrohet atyre do të mundësojë realisht një nxitje të mëtejshme të prodhimit në zonat rurale”.SME-të në Shqipëri përbëjnë rreth 90% të bizneseve në vend dhe kanë peshë të rëndësishme në punësim.