Hidrocentrali i Vaut të Dejës do rikonstruktohet për herë të parë që nga ndërtimi
Hidrocentrali i Vaut të Dejës shumë shpejt do ti nënshtrohet nje ristrukturimi te thelle me qellim minimizimin e fenomenit te permbytjeve. Banka Gjermane për Zhvillim vjen ne ndihme me nje kredi prej 20 milion eurosh dhe mendohet qe brenda këtij viti të ndërhyhet në portat e shkarkimit dhe në qendrën e monitorimit.Hidrocentrali i Vaut të Dejës, një prej veprave më të rëndësishme të sistemit energjitik shqiptar do të riparohet.Kjo është ndërhyrja e parë që nga ndërtimi i HEC-it ne vitin 1970 dhe do të realizohet nga një kredi prej 20 milion eurosh nga Banka Gjermane për Zhvillim, KFW.Drejtori i Fondeve për sigurinë e digave pranë KESH deklaron se kjo ndërhyrje rrit sigurine ne kaskadën e Drinit.Fatos Bundo: “Të gjitha premisat janë që brenda 2015 projekti të jetë në fillimet e tij. Do na mundësojë që ne të përllogarisim ose kalkulojmë skenarë të mundshëm të situatave jo të favorshme që kanë të bëjnë me mbrojtjen civile”.Ndërhyrjet do të realizohen në portat e shkarkimit dhe ne qendren e monitorimit me qellim per te ulur rrezikun e përmbytjeve në zonën e nën-Shkodrës.Fatos Bundo: “Reabilitimi i portave të shkarkimit dhe të remontit në HEC-in e Vaut të Dejës që do krijojë mundësinë e menaxhimit të sigurt të prurjeve në lumin Drin. Si dhe ndërtimin e një qëndre kombëtare të kontrollit dhe monitorimit”.Aktualisht po realizohen riparime në Hidrocentraline Komanit dhe Fierzëz me financim të Bankës Botërore dhe BERZH-it.