Nuland takohet me Presidentin, Nishani: Reforma në drejtësi duhet të jetë cilësore
Gjatë takimit me kreun e shtetit dhe zëvends.ndihmës sekretare të shtetit amerikan Victoria Nuland është diskutuar për reformën në drejtësi, zgjedhjet por edhe bashkëpunimin mes dy vendeve.Sipas zyrës së shtypit të presidentin në takimin me Nishanin është shprehur një vlerësimin të veçantë edhe për kontributin e Shteteve të Bashkuara dhe misioneve amerikane si ICITAP dhe OPDAT, për ekspertizën e shkëlqyer që kanë sjellë në Shqipëri, por edhe të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, për angazhimin e drejtpërdrejtë dhe inkurajimit që i kanë bërë reformës në drejtësi. Kreu i Shtetit theksoi se “reforma në drejtësi mbetet prioritet i prioriteteve tona dhe ajo duhet të jetë cilësore dhe premtuese.Po ashtu Nishani ka garantuar se do të vijojë të jetë një zë i fuqishëm në buxhetimin e FA, konform standardeve të NATO-s.Gjatë takimit u diskutua edhe për rrezikun e ekstremizmit të dhunshëm dhe elementëve terroristë.Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, zyrtarja amerikane u takua edhe me kryeministrin Rama.[caption id="attachment_546188" align="alignnone" width="637"]
Ne foto: Nuland në selin e PD, me Lulzim Bashen[/caption][caption id="attachment_546071" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Nuland gjate hyrjes ne Presidence[/caption]