Mazhoranca-opozita dakord për reformën në drejtësi, përfaqësim të barabartë
Pas më shume se 8 muajsh mosmarrëveshje, mazhoranca dhe opozita bien dakort me nderhyrjen e forte te nderkombetareve të bashkëpunojnë për një ndër reformat më të rëndësishmë per ate ne sistemin e drejtësise. Maxhoranca dhe opozita ne Komision do te kene numer te njejte anetaresh dhe ne rast bllokimi, vota e kryetarit do te vendoste fatin e votimit, pasi do te kete vlere dyfishte. Opozita gjithsesi mbetet skeptike.Mazhoranca dhe opozita, bien dakort te nisin punen sebashku ne Komisionin e posaçem te reformes ne drejtesi. Por marreveshja e sapo arritur ka nisur me nje mosmarreveshje te re.Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafa, zbulon piken nevralgjike te votimit ne nje kohe kur numri i anetareve eshte i barabarte 5 nga maxhoranca dhe 5 nga opozita.Xhafaj: Përjashtimisht kur rezultati i votimit është i barabartë vota e kryetarit të komisionit është vendimtare duke respektuar në çdo vendimmarrje standardet ndërkombëtare të transparencës dhe gjithëpërfshirjes në konsulotim me ekspertizën ndërkombëtare përfshi dhe Komisionin e Venecias. Ndonëse pas një proçesi të gjatë negociatash mes Ambasadorit amerikan Donald Lu dhe Ambasadores së Bashkimit Europian Romana Vlahutin, u ra dakort per numrin e njejte te anetareve, Eduart Halimi i opozites shpreson që vota "dopjo" e kryetarit, të mos përdoret në momentet ku siç tha ai nuk respektohen standartet ndërkombëtare.Halimi: Shqetësimi i kahershëm i opozitës ka të bëjë me standardet europiane të transparencës të gjithë përfshirjes dhe ekspertizës ndërkombëtare në zhvillimin e ecurisë së kësaj reforme. Për këto çështje kryetari do të këtë një respektim të këtyre standardeve.Demokratët, kan propozouar nënkryetar Eduart Halmin dhe anetare Oerd Bylykbashin,Gent Starzimirin dhe Komisionit e Kletis Kruja, Fatmir Mediu dhe Arben Rsitani.Marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës vjen në një moment kur grupi i eksperteve shqiptare dhe nderkombetarë kane hartuar nje draft analize mbi sistemin e drejtësisë mbi 300 faqe.[caption id="attachment_545957" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ambasadoret Lu dhe Vlahutin pas takimit me Xhafen ne kryesine e Kuvendit[/caption][caption id="attachment_545955" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ambasadoret Lu dhe Vlahutin pas takimit me Xhafen ne kryesine e Kuvendit[/caption][caption id="attachment_545956" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ambasadoret Lu dhe Vlahutin pas takimit me Xhafen ne kryesine e Kuvendit[/caption]