Save the Children: Shifra shqetësuese veprat penale tek të miturit

Vjedhje, shpërndarje të lëndëve narkotike, apo konfliktet mes bashkëmoshatërëve për motive nga më banale janë arsyet e përballjes së qindra-mijrave të miturve me drejtesinë. Sipas një studimi të Save the Children nga 1044  të mitur, 622 janë përfshirë në konflikë kundrejt bashkëmoshatarëve, të rriturve apo dhe institucioneve.Brunilda Zenelaga, hartuese e studimit: Janë rreth 1044 të rinj dhe të mitur të përfshirë në studim. Pjesa më e madhe e të miturve që përfshihen në konflikte të agravuara në një nivel arsimor zero.Të dhënat e studimit bëjnë prezent një fenomen edhe më shqetësues; tendecën e kësaj grup moshe për të përsëritur veprën penale. Nga 148 persona të anketuar, 34 prej tyre kanë pohuar se e kanë kryer një gjë të tillë në mënyrë të përsëritur.Brunilda Zenelaga, hartuese e studimit: Një pjesë e madhe të të rriturve janë të angazhuar edhe në vjedhje, qoftë edhe ordinere por që bëjnë përsërites për shkak të mungesës së hapësirave që kanë qoftë në edukim, qoftë në punësimEkpertët thonë se duhet bërë më shumë pune në inistucionet e rieduktimit. Raporti nenvizon se shkaqet e veprës penale të përsëritur janë, arsimimi i ulët,   kushtet e vështira të jetesës,  neglizhimi prindëror si dhe shoqërimi me bashkëmoshatarë problematike.