1 muaj paraburgim për 5 të arrestuarit për terrorizëm në Kosovë

Gjykata themelore e Prishtines ka dhene sot masen e sigurise "1 muaj paraburgim" per 5 personat e arrestuar në Kosovë me dyshimin e terrorizmit.Ndalimi i tyre u bë të shtunën. Të arrestuarit u kapën me materiale propagandistike për Shtetin Islamik.Po ashtu nga mediat kosobvare u raportua se të ndaluarve iu kap dhe një sasi helmi të cilin dyshohet se do ta përdornin për helmimin e ujit të liqenit Badoc.Kjo është konfirmuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, kurse për praninë e helmit, avokatja e njërit prej të arrestuarve e ka konfirmuar, por më pas e ka mohuar, megjithatë gazeta “Zëri” posedon audio-incizimin e deklaratës së saj.Edhe pse të arrestuarit Besnik Latifi, Enis Latifi, Milazim Haxhijaj, Gazmend Haliti dhe Fehmi Musa kanë mohuar akuzat gjatë marrjes në pyetje, Prokuroria ka dyshime të forta se ata po parapërgatisnin vepra penale terroriste dhe me këtë të shkaktonin rrezik të përgjithshëm.