Ligji i ri i arsimit të lartë, studentët do të paguajnë 4 tarifa fillestare për studim
Në draftin e ri të arsimit të lartë studentët do të paguajnë fillimish 4 tarifa studimi, pa llogaritur tekstet gjatë viteve të ndjekjes së arsimit të lartë. Nga buxheti i shtetit, Universitet publike të pavarura përfitojnë para në bazë të perfomacës,bursa të studentëve dhe zhvillimit të kërkimit shkencor.Një kandidat për student ndeshet me 4 tarifa bazë, ajo e aplikimit, konkurimit, regjistrimit dhe e shkollimit.Në Komisionin e Ekonomisë, ku u diskutua rreth deaftit te ri për arsimin e larte, pati kritika edhe nga deputetët e mazhorancës.Braçe: “Nuk ju duken shumë 4 tarifa? Cili do të jetë trendi i këtyre tarifave? Përcakotoheni njëherë e mirë, do të jenë këto apo do të ndryshojnë në vite"Nikolla: “ Tarifa e aplikimit dhe tarifa e konkurimit janë vlerat monetare që paguan studenti për të gjitha procedurat që realizohen në universitete. Janë të pranueshme, janë modele që kështu funksionon "Universitetet publike të pavarura do të përfitojnë para nga buxheti i shteti në bazë të 3 kritereve.1.Treguesit e performacës2.Bursa e studentëve3.Kërkimi shkencorDeputeti i PD-së, Ridvan Bode, tha se studentët duhet të orienohen vetë sipas kërkesave të tregut dhe jo ti orientojë qeveria.Bode: “Unë jam dakord me shqetësimin tuaj për cilësinë. Gjetja e nje moduli për të nxitur cilësinë është e pranueshme. Kurse përcaktimi i qeverisë se ku duhe të studiojnë studentët është i tepërt."Sipas ligjit të ri, Rektorët do të zgjidhen nga votimi i akadmikëve dhe studentëve dhe do të dekretohen nga Presidenti.