Çelja e negociatave, Schulz: S'jap përgjigje pozitive për 2015. Reforma në drejtësi gjithëpërfshirëse

Presidenti i PE, Martin Schulz vizitoi për herë të parë Tiranën, në ditën kur klasa politike shqiptare sapo kishte institucionalizuar marrëveshjen për reformën kyçe integruese të Shqipërisë, atë të drejtësisë.Mesazhi i Schulz , ishte për një reformë të qendrueshme.Schulz: Një ndër elementët kryesorë për të siguruar qëndrueshmërinë në vend është vijimi i reformave veçanërisht i asaj në gjyqësor. Reforma në gjyqësor jo vetëm duhet të jetë e qëndrueshme dhe të vijohet më tej por përbën një element të rëndësishëm për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Pas bisedimeve konstruktive  që kemi pasur me kryetarin e parlamentit dhe aktorët e tjerë në orët në vijim besoj se do arrijmë një konkluzion të përbashkët për vijimin e kësaj reforme”.Por ky konsensus, duket se nuk ja ka shtuar dozën e optimizmit të Schulz, i cili tha se ende nuk mund të ketë një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave brenda këtij vitiSchulz:“Sa i takon  gjysmës së dytë të 2015 është shpejt. Shpreh mbështetjen time për reformat, është e rëndësishme të jenë efektive dhe të suksesshme. Ju keni mbështetjen e plotë të PE, por nuk nuk është i vetmi që vendos për të dhënë një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave në Shqipëri. Por gjatë gjysmës së dytë të këtij viti do të promovojmë debatin pozitiv në mënyrë që të jepet një përgjigje pozitive, ndërkohë që për momentin nuk mund të jap një përgjigje pozitive.Meta: “Shqipëria është në rrugën e duhur, për ne më e rëndësishme është të avancojmë sa më shpejt dhe në mënyrë konkrete në reformën e drejtësisë dhe hapja e negociatave do jetë më e thjeshtë”.Një mesazh të qartë Schulz la dhe për politikën shqiptare: Debatet e brendshme mbajini këtu.Schulz:“Shqipëria luan një rol të madh mbështetës për BE sa i takon marrëdhënieve ndërkombëtare, sidomos me Rusinë. Ndërsa lidhur me marrëdhëniet mes PE dhe Kuvendit të Shqipërisë më duhet të nënvizoj se në shumë raste debatet dhe fryma e brendshme e diskutimeve mes partive politike këtu në Shqipëri transferohen në Bruksel dhe Strasburg. Ndërkohë që debatet e brendshme duhet të mbeten këtu.  Mbetemi optimistë dhe të sigurttë që marrëdhëniet do të thellohen në të ardhmen”.Meta: Do vijojmë me reformat e mëdha, fokusi te drejtësiaKreu i Kuvendit, Ilir Meta, garantoi vijimin e reformave, duke vënë theksin tek ajo në drejtësi.Meta: “Patëm një takim konstruktiv me Schulz. Falenderova PE që gjithnjë ka qenë avangard të procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe një hap përpara të mbajtjes gjallë të prespektivës për zgjerimine BE në këto kohë të vështira. Kemi vlerësuar se marrëdhëniet mes PE dde Kuvendit të Shqipërisë janë të rëndësishme për mbarëvajtjen e mëtejshme të procesit të integrimit europian.I shpreha vendosmërinë zotit. Schulz për të avancuar me reformat e mëdha që kemi në proces sidomos në përmbushjen e 5 prioriteve kyce të KE, duke punuar ngushtë dhe me vendet anëtare. Pas përfundimit me sukses të reformës territoriale dhe zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, fokusi kryesor mbetet reforma në sistemin e drejtësisë që është mjaft e rëndësishme edhe për suksesin në luftën  kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kam siguruar Presidentin e PE që përmes planveprimit që jemi duke zbatuar, Kuvendi ka rritur dhe do ta rrisë rolin mbikqyrës ndaj zbatimit të prioriteve si dhe ka intensifikuar bashkëpunimin me institucionet e pavarura dhe shoqërinë civile për të krijuar hapësira më të gjera për rritjen e pjesmarrjes dhe për të siguruar transparencë e gjithëpërfshirje”.Në fokus të bisedimeve mes Metës dhe Schulz ishin dhe zhvillimet në rajon, ku përshëndetën arritjen e marrëveshjes mes kreditorëve europianë dhe Greqisë.Presideti i PE, u takua edhe me Presidentitn e Republikës, Bujar Nishani i cili shprerhu angazimin për të bërë çdo përpjekje për realizimin cilësor dhe me ritmin e duhur të reformës në drejtësi .Edhe kryeministri Edi Rama, garantoi Schulz realizmin e reformës në drejtësi, brenda vjeshtës.Rama: Me patjetër do ta kalojmë në vjeshtë duke i dhënë një sinjal BE për ta transformuar Shqipërinë dhe të gatshme për në BE.Presidenti i PE, vlerësoi e rolin Shqipërisë dhe kryeministrit Edi Rama në Rajon.Schulz: "Dëshiroj që të përmend dy gjëra, e para roli i skajshmërishë që Shqipëria luan në rajon dhe për ketë falenderoj kryeministrin Rama. Falenderoj kryeministrin dhe Shqipërinë për një linjë të qartë përsa i ka bërë marrëdhënies sonë me Federatën ruse. Pra Shqipëria ka mbajtur një qëndrim si BE.",Presidenti i PE pati një takim edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.schulzshultz