Papa në Paraguaji, bën thirrje për konsolidim të demokracisë

Papa Francesku ka vizituar Paraguajin, vendin e tretë të varfër dhe me probleme të mëdha korrupsioni në Amerikën Latine, pas Bolivisë dhe Ekuadorit. Teksa kjo vizitë shënon mbylljen e turneut, Ati i Shenjtë bëri thirrje për konsolidim të demokracisë në vendin me nivelin më të lartë të korrupsionit në Amerikën Latine,  pas Venezuelës.Presj disa vitesh Paraguaji është angazhuar në ndërtimin e një sistemi të fortë e të qëndrueshëm demokratik. Unë ju inkurajoj që të vazhdoni në këtë mënyrë , me qëllim që të konsolidoni strukturat demokratike dhe institucionet t’iu përgjigjen aspiratave legjitime të qytetarëve, deklaroi Papa.Presidenti i Paraguait Horacio Cartes tha se  mesazhi i Papës kundër korruspionit dhe veseve është i drejtë, i drejtëpërdrejtë  dhe i guximshëm. Në këto vizita Bergolio është përqendruar shumë në drejtësinë ekonomike, sociale dhe mjedisin.