Tregtarët: Të paliçencuarit shesin në trotuar, ne që paguajmë na prishet malli

Në Fier, një nga Bashkitë ku sektori kryesor i punësimit është bujqësia, tregtarët ankohen për konkurencën e pandershme që sipas tyre u bëjnë fermerët duke shitur prodhimet e tyre në trotuar. Ndërkohë këta të fundit kërkojnë gjetjen e një vendi ku të shesin, pasi me shitjet e këtyre produkteve nxjerrin jetesën.Tregtarët e tregut të liçencuar të fruta-perimeve në Fier ngrenë shqetësimin e konkurrencës së pandershme prej fermerëve që tregtojnë produktet e tyre në trotuar më lirë, ndaj dhe malli shpesh mbetet pa shitur.Ata kërkojnë nga Bashkia që të largojnë, ndërkohë që edhe produktet tregtohen jashtë çdo standarti higjeno-sanitar.Por fermerët, ndonëse nuk paguajnë taksa për produktet që shesin, pohojnë se fitimi i nxjerrë është aq i paktë, sa për të nxjerrë bukën e gojës.Ndërkohë pavarësisht se me daljen masive të prodhimeve të fushës, çmimi i fruta perimeve është ulur, qytetarët sërish thonë se nuk kanë të paguajnë.Fieri është një nga qarqet ku bujqësia është sektori kryesor i punësimit të banorëve.