Shkrumbohet autobusi, shpëtojnë pasagjerët që udhëtonin nga Delvina në Tiranë
Një autobus i linjës Tiranë-Delvinë me targa targë DL3225A u përfshi nga flakët rreth orës 14:00 në Fratar.Sipas pasagjerëve, dëshmitarë në vendngjarje, fillimisht zjarri është evidentuar te gomat e pasme.Më pas pasi mjeti ka ndaluar dhe pasagjerët kanë zbritur, i gjithë autobusi u përfshi nga zjarri.Ndonëse zjarrfikësit u njoftuan, flakët përparuan me shpejtësi duke shkrumbuar të gjithë automjeti.Për fat të mirë nuk pati persona të lënduar nga zjarri. Shkak i zjarrit sipas të dhënave paraprake nga policia ka qenë një defekt elektrik, në qarkun e mjetit.[caption id="attachment_545470" align="alignnone" width="698"]
Ne foto: Autobuzi duke u djegur[/caption][caption id="attachment_545469" align="alignnone" width="695"]
Ne foto: Autobuzi duke u djegur[/caption][caption id="attachment_545450" align="alignnone" width="808"]
Ne foto: Autobuzi duke u djegur[/caption]