Kalaja e Elbasanit, objektet e kultit qindra-vjeçare bashkëjetojnë në harmoni

Në Elbasan, çdo vizitor mahnitet nga bukuritë e gërshetuara të natyrës. Por nëse viziton kalanë e qytetit, pak metra nga njëra-tjetra sheh në harmoni të plotë tre kulte fetare, kishën ortodokse, atë katolike dhe xhaminë e vjetër.Njihet si qytet i kultures, arsimit, sportit, por edhe si treve me vlera te pasura te trashegimise kulturore.Elbasani, i ndodhur ne mesin e Shqiperise, falë per turistin e huaj, por edhe per vizitorin vendas, bukuri natyrore, bashkëjetesë fetarë, traditë etj.Në brendësi të kalasë së Elbasanit aty ku ndodhen 3 objekte kulti, dy turistë francezë ishin tërhequr nga kjo gjë dhe po me vlerat e kishes se Shen Merise ne Elbasan.Turisti francez: “Destinacioni ynë është Pogradeci, por ndaluam pak në Elbasan dhe na tërhoqi shumë historia e qytetit. Kalaja është treguesi i historisë së një populli dhe në Elbasan jemi mahnitur nga ndërthurja e saj me traditën dhe objektet e kultit”.Turisti francez: “Elbasani me ka pëlqyer shumë, kam vizituar kishen dhe xhamine brenda kalase, por sigurisht edhe qytetin, më pelqen ajri i pastër dhe dielli”.At Nikolla Marku nje banor i vjeter, por edhe famulltar i kishes thote se ndërtesa eshte ngritur ne vitin 1618 dhe gjithçka ne brendesi te saj eshte origjinale, e pa prekurAt Nikolla Marku rrefen se qe prej krijimit te ketyre 3 objekteve te kultit fetar, ka patur gjithnje mirekuptim dhe harmoni.Por perse nje turist duhet te zgjedhi Elbasanin per ta vizituar?Artur Guni, kreu i shoqates alpinizmit rendit potencialet turistike, ku përmend zonen e Shpatit, me kostumet popullore, ajrin e pastër, pishat shekullore, duke vazhduar me ujvaren e sotires qe ndodhet ne gramsh, apo destinacione të tjera si bysheku apo gjinari.