Puna me tezgjah, vështirësia e një artizane dhe ruajtja e traditës
Në Elbasan, çdo ditë e më shumë familjet e vjetra po i mëshojnë ruajtjes së traditës. Në Shelcan, një nga zonat me kulturë të larmishme të kultivimit të punës së dorës, banoret përpiqen të ruajnë traditën duke bërë punime me tezgjah dhe duke e kthyer atë në mjet jetese.Edhe pse në një moshë pensioni, Sina Topuzi, ruan traditen e punimit ne tezgjah.Punët nga dora e saj saj janë nga nga kostumet popullore te fshatit Shelcan deri te qilimat, mbulesat e tavolines, çantat etj.Zanatin e ka fituar vet dhe kënaqësinë që i falë kjo punë dëshiron t'ua përcjellë të rinjve në familjen e saj.Për nusen e familjes, tradita e familjes, është një sfidë që të ruhet ndër breza, ndonëse veshjet popullore të zonës përdoren vetëm për festa të rrethit të ngushtë familjar.Elbasani, është një nga qarqet ku etnografia është aq e larmishme, sa flet qartë për një zhvillim të hershëm të kulturës në këtë rajon të Shqipërisë.