Beqaj: Mjekët në Qëndrat Shëndetësore në gadishmëri, do ketë dhe autoambulancë

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha për Ora News se stafi mjekësor i qëndrave shëndetësore në zonat turistike janë në gadishmëri të çdo pushuesi ndërsa me numrin e telefonit vënë në dispozicion nga autoritetet shëndetësore, bluzat e bardha mund të shkojnë në vendngjarje në rast aksidenti.“ Ofrojnë shërbim 24 orësh. Në secilën prej tyre janë 2 mjekë dhe 2 infermierë që plotësojnë njëri-tjetrin dhe janë disponibël më shumë në orët e ditës, por dhe të natës. Janë bërë publike numrat e celularit të çdo qëndre. Dhe sigurisht kanë një pajisje shumë të mirë dhe mjekësore”. Por këto qëndra shëndetësore kanë nevojë për autoambulancë që të shkurtojë kohën e transportit të pacientit.Në Himarë, ka shtim të personelit dhe autoambulacë, ndërsa kjo praktikë pritet të ndiqet për Velipojën dhe për Divjakën. “Gjatë fundjavës kemi bërë një plan që në zonat që kanë distancë të caktuar nga qëndrat  shëndetësore apo spitalet të vendosim aty autoambulancë që të paktën kohën e vajtjes ta evitojnë. Kemi shtuar numrin e shoferëve që janë në dispozicion në gjithë pjesën e Himarës, do ta plotësojmë edhe me shërbimin e autoambulancës. Distanca psh të Velipojës me Shkodrën janë 30 km”.19 qendra të reja shëndetësore janë hapur në bregdet, ndërsa 3 të tilla janë në Alpe.Ato janë të përkohshme, u hapën në qershor që përkonte me fillimin e sezonit turistik dhe do të mbyllen në 31 gusht.Zonat turistike ku janë hapur qëndrat e reja shëndetësore1. Valbonë2. Theth3. Razëm4. Velipojë5. Shëngjin6. Plazh i currilave7. Plazhi Durrës8. Gjiri Lalzit9. Shkëmbi i Kavajës10. Plazhi Golem11. Mali i Robit12. Plazhi Divjakë13. Plazhi Darëzes14. Plazhi Svërnec15. Plazh i Vjetër16. Plazhi i Radhimës17. Plazhi i Dhërmiut18. Plazhi Himarë19. Plazhi Qeparo20. Plazhi Ksamil - Pasqyrat21. Plazhi i Vjetër22. Plazhi Pogradec