Rrjetet e gazit, KE mbështet projektet për diversifikimin e burimeve
Ministri i Energjisë dhe Industisë, Damian Gjiknuri, ka marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë në Dubronik ku 13 shtetet kanë paraqitur projektet e tyre për gazsjellësin TAP. Gjiknuri u shpreh se Korridori Jugor i Gazit, pjesë e të cilit është edhe gazsjellësi Trans Adriatik duhet të shihet si një ndër projektet kyçe të infrastrukturës së gazit në Europë.Vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore në një tryezë të përbashkët kanë paraqitur projektetet dhe objektiva në ndërtimin e infrastrukturës së rrjeteve të gazit e dhe sigurinë e furnizimit me energji.Në këtë takim të grupit të nivelit të lartë i organizuar në Dubrovnik nga Komisioni Europian dhe Ministria e Zhvilimit Ekonomik të Kroacisë, mori pjesë Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjinknuri.Sipas një njoftimi për mediat nga zyra e shtypit e Ministrisë së Energjisë, Gjiknuri u shpreh se Korridori Jugor i Gazit, pjesë e të cilit është edhe gazsjellësi Trans Adriatik duhet të shihet si një ndër projektet kyçe të infrastrukturës së gazit në Europë.Në këtë takim ishin të pranishëm zv.Presidenti i Komisionit Evropian Maros Sefcovic, Komisioneri Evropian për dhe Ministrat e energjisë nga 13 vendet e rajonit dhe të Europës.Pjesëmarrësit në tryezë firmosën një Memorandum Mirëkuptimi, dokument i cili skicon rrugën për një integrim më të ngushtë të tregjeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Komunitetit të Energjisë.