Përkujtohet 20-vjetori i masakrës së Srebrenicës, të pranishëm personalitete botërore
Bosnja përkujton mizorinë më të madhe të Europës, pas holokaustit, atë të 11 korrikut 1995, ku 8 mijë djem dhe burra myslimanë u ekzekutuan nga ushtria serbe.20 vjet më pas në ceremoninë përkujtimore merr pjesë edhe kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili ka dënuar krimet barbare, por edhe ish-presidenti amerikan Bill Klinton e shumë personalitete të tjera botërore.20 vjet më parë, më 11 korrik 1995 në Srebrenicë të Bosnje Hercegovinës rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u ekzekutuan barbarisht nga forcat e ushtrisë serbe.Mijëra njerëz janë mbledhur në Bosnjë teksa të pranishëm janë personalitete botërore të politikës.Ish-presidenti Bill Clinton, i shoqëruar nga ish-sekretarja e shtetit Medlin Ollbrajt ishte pjesë e ceremonisë përkujtimore të mizorisë më të madhe në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.Klinton ka vlerësuar prezencën e kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në ceremoninë e 20 vjetorit të masakrës.Në një letër të hapur, Vuçiç tha se "Serbia në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke dënon këtë krim të tmerrshëm dhe do të vijojë të sjellë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit”.Ndërkaq të premten mijëra njerëz u bashkuan me të mbijetuarit e masakrës së Srebrenicës në marshin përkujtues të arratisjes së tyre nëpër malet e Bosnjës lindore.Ekzekutimi i burrave dhe djemve myslimane u krye pasi forcat serbe pushtuar Srebrenicën, zonë e shpallur e sigurtë nga Kombet e Bashkuara.Rreth 15.000 të tjerë arritën të shpëtojnë duke u arratisur nga malet, por shumë prej tyre ranë viktimë të pritave të ushtarëve serbë.Komandanti i ushtrisë serbe-boshnjake Ratko Mlladiç, i cili orkestroi kapjen e Srebrenicës, u arrestua në Serbi në vitin 2011, pas 16 vitesh në arrati. Ai është akuzuar për genocid dhe orkestrimin të masakrës.