600 gr eksploziv makinës së biznesmenit nga Tepelena, çaktivizohet

Parandalohet një atentat me ekspoziv tek Rruga e Qelqit ne Kombinat. Shënjestër e tij ka qenë një biznesmen në fushën e duroaluminit nga Tepelena.31-vjeçari, Ervis Imeri, ka qenë duke hipur në mjetin e marrë me qera tip Fiat të bardhë me targa AA 021 HD, kur ka konstatuar poshtë shasisë, afër prapakolpit, një pako të dyshimtë të mbështjellë me letër natriban ngjyrë bizele.Menjëherë ai ka njoftuar policinë, të cilët rrethuan zonën dhe vendosën perimetrin e sigurisë.Pakoja e dyshimtë u mor në verifikim  nga  njesia antieksploziv e RENEA-s, të cilët konstatuan se kishin të bëjnë me lëndë eksplozive.Çaktivizimi i saj u bë me shpërthim të kontrolluar, ndërsa u konstatua se brenda pakos kishte 3 kallep tritol 200 gramsh , kapsollen detonatore,  si dhe dy bateri 9 volt  me paketen elektronike.Policia po punon per zbardhjen e ngjarjes.[caption id="attachment_545318" align="alignnone" width="751"]kombinat bomba Ne foto: Blloku i pallateve ku gjendej i parkuar mjeti[/caption][caption id="attachment_545323" align="alignnone" width="638"]caktivizimit Ne foto: Forcat xheniere gjate verifikimit te pakos se dyshimte[/caption]