Vritet bariu pas sherrit me një tjetër, kontrolle në malin e Gramozit për autorin

Një bari është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në malin e Gramozit, në Ersekë pas një konflikti për kullotat e bagëtive.Burime të policisë bëjnë me dije se 26 vjecari Mario Laho nga fshati Starje është plagosur rëndë nga një tjetër bari, shtetasi me inicialet A.I 54 vjec banues në Kreshovë. 26-vjecari ndërroi jetë në spitalin e Ersekës pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua nga plagët që kishte marrë.Pas vrasjes së bariut 26-vjeçar Mario Laho, policia e Ersekës ka nisur kontrollin në malin e Gramozit, aty ku ndodhi ngjarja, për të kapur autorin e dyshuar, 54- vjeçarin me iniciale A. I.Të dy barinjtë, sipas informacioneve të policisë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për çështje banale, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë 26-vjeçari nga fshati Starje, i cili ka ndërruar jetë në spital, pas plagëve të marrë.Krimi ndodhi në orët e para të ditës së shtunë, ndaj autori duke përfituar nga terreni malor dhe errësira ka mundur të largohet.Policia e Ersekës ka kërkuar dhe ndihmën e palës greke për kapjen e 54-vjeçarit nga Kreshova, i cili dyshohet të jetë i armatosur.[caption id="attachment_545375" align="alignnone" width="725"]bariu6 Ne foto: Policia e Ersekës ka kërkuar dhe ndihmën e palës greke për kapjen e 54-vjeçarit nga Kreshova[/caption][caption id="attachment_545376" align="alignnone" width="738"]bariuu4 Ne foto: Policia e Ersekës ka kërkuar dhe ndihmën e palës greke për kapjen e 54-vjeçarit nga Kreshova[/caption][caption id="attachment_545377" align="alignnone" width="725"]bariu 3 Ne foto: Policia e Ersekës ka kërkuar dhe ndihmën e palës greke për kapjen e 54-vjeçarit nga Kreshova[/caption][caption id="attachment_545378" align="alignnone" width="725"]bariu2 Ne foto: Policia e Ersekës ka kërkuar dhe ndihmën e palës greke për kapjen e 54-vjeçarit nga Kreshova[/caption][caption id="attachment_545379" align="alignnone" width="735"]bariu1 Ne foto: Policia e Ersekës ka kërkuar dhe ndihmën e palës greke për kapjen e 54-vjeçarit nga Kreshova[/caption]