Mblidhen Ministrat, Greqia përballet me ditën e vendimit të Eurozonës
Shefat e financave të Eurozonës janë bashkuar në Brkusel për një takim që do të vendosë nëse propozimet e reja greke janë të mjaftueshme për të siguruar një shpëtim të tretë dhe të parandalojnë një dalje të mundshme nga Eurozona.Parlamenti i Greqisë ka mbështetur paketën e re të kryeministrit Aleksis Tsipras.Ndërsa ai u përball me zemërimin e disa deputetëve të partisë së tij për propozimin e masave që janë refuzuar në referendumin e së dielës së kaluar.“Kemi arritur pragun dhe para kemi një fushë të minuar”, u shpreh Tsipras, duke pranuar se ka gabuar në të shkuarën e tij në proçesin e negociatave, por veçanërisht gjatë fushatës elektorale duke bërë premtime të ekzagjaruara.Disa kreditorë dhanë një reagim fillimisht pozitiv për planet por marrëveshja e shpëtimit nuk është dhe aq e sigurtë.Pas analizës dhe shqyrtimit të propozimeve të reja, Komisioni Europian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qëndrore Europiane paraprakisht kanë dalë në përfudimin se plani i Tsipras është një bazë e mirë për të nisur negociatat.Kreditorët i kanë ofruar në tavolinë Greqisë 74 miliard euro, prej të cilave 58 nga Fondi Europian i Emergjencës dhe 16 nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, një shifër shumë më e lartë nga ajo që Greqia kishte kërkuar për të mbuluar borxhet deri në 2018 dhe që shkonte në 53.5 miliard euro.Megjithatë përpos të gjithë optimizmit europian për një marrëveshje të shpejtë, Berlini vijon të frenojë me një heshtje vrasëse.Zëdhënësi i qeverisë gjermane deklaroi se kjo që ka arritur dhe do të arrijë Eurogrupi, nuk zbeh nevojën e mbajtjes së Samitit të së dielës, në të cilin marrin pjesë liderët e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian.