Përfshihet nga flakët punishtja e drurit, dëme dhe në godinat përreth

Një objekt  në Durrës që funksiononte si zdrukthtari është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm, ndërsa më pas flakët janë përhapur dhe në disa godina të tjera, mes tyre shtëpi  të vjetra banimi duke rrezikuar jetën e banorëve.Pranë objekteve që ndodhen në lagjen numër 17 të qytetit, prapa godinës së Ujësjellësit dhe ngjitur me bllokun e pallateve që funksionojnë si banesa sociale kanë mbërritur shërbime zjarrikëse dhe efektivë të shumtë të  policisë.Fillimisht blutë evakuuan banorët të përfshirë në panik në një perimetër të sigurisë.Ndërhyrja e zjarrëfikësve ka qenë e vonuar për shkak të terrenit të mungesës së rrugëve për të depërtuar me automjetet e tyre deri në vatrën e zjarrit.Flakët u përhapën me një perimetër rreth 500 metra, ndërsa  re të mëdha tymi mbuluan të gjithë zonën.Policia raporton se nuk ka të lënduar në njerëz, por dëme të konsiderueshme materiale.Flakët sipas grupit hetimor kanë shkrumbuar totalisht  jo vetëm magazinat, por kanë dëmtuar dhe banesat ngjitur duke shkaktuar thyerje të xhamave e dëmtim të fasadave.Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit por policia po heton në disa pista, atë të zjarrëvënies së qëllimshme apo aksidentale.[caption id="attachment_545296" align="alignnone" width="549"]ZJARRI NE DURRES Ne foto: Zjarri ne punishten e drurit ne Durres[/caption]