Makinë bombë në Konsullatën italiane në Egjipt, 1 i vdekur dhe 9 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Konsullatën italiane në qendër të Kairos. Një person humbi jetën dhe 9 të tjerë mbetën të plagosur, por mes tyre nuk ka shtetas italian. Nuk dihet ende objektivi i sulmit, teksa Ministri i Jashtëm egjiptian Shukri dhe homologu i tij italian Gentiloni e konsiderojnë sulmin një akt terrorist.Egjipt- Një person ka humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur, pas një shpërthimi të fuqishëm që tronditi Konsullatën italiane në Kairo të Egjiptit rreth orës 06:30 të mëngjesit të së shtunës.Autoritetet konfimojë se mes viktimave nuk ka asnjë shtetas italian, teksa dy policë vendas mbetën të plagosur rëndë.Ministri i Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry ka telefonuar menjëherë homologun e tij italian Paolo Gentiloni, duke e konsideruar sulmin  një akt terrorist. Ai garantoi Gentilonin se shteti egjiptian do të bëjë të pamundurën për të eliminuar terrorizmin në vendin e tij, teksa nga tjetër vetë Gentiloni tha se Italia nuk trembet nga akte të tilla.Sipas informacioneve, bomba ishte vënë poshtë një makine të parkuar në afërsi të Konsullatës dhe shpërthimi ka ardhur i telekomanduar.Nuk dihet ende objektivi i sulmuesve, por përpos viktimave, dëmi është i madh edhe nga ana materiale.Selia e Konsullatës italiane ka pësuar dëmtime, por edhe disa ndërtesa afër saj.Sipas mediave lokale policia ka ndaluar ka ndaluar 4 reporterë mes tyre dhe një gazetar italian, me dyshimin e shpejtësisë në të cilën u ndodhën në vendin e ngjarjes, menjëherë pas shpërthimit.Në Egjipt veprojnë disa grupe terroriste e celula estremiste besnikë të ISIS.Në fund të muajit qershor me një antetat terrorist mbeti i vrarë kryeprokurori Hisham Barakat, e po në muajin qershor një autobombë shpërtheu në një stacion policie ku mbetën të vrarë tre agjentë.80 90 100 20 30 40 50 60 70