Vlorë, automjeti del nga rruga, plagosen çifti i të fejuarve nga Durrësi
Një aksident me pasojë plagosjen e dy të rinjve ndodhi në Panaja të Vlorës.
Sipas policisë shpejtësia ishte aq e madhe sa motori ka dalë nga mjeti duke krijuar te banorët e zonës, idenë e një shpërthimi.
Edhe në zonën e Ujit të Ftohtë u shënua një tjetër aksident, për fat të mirë pa viktima. Dy të rinj u aksidentuan paraditen e së shtunës në Panaja të Vlorës.
Përplasja e mjetit tip Ford me ngjyrë të zezë, me targa DR 8135 E ishte aq e fuqishme, sa krijoi për pak çaste idenë e një shpërthimi tek banorët e zonës, të cilët ishin të parët që njoftuan policinë dhe dërguan dy të plagosurit në spital. E. K dhe G. L 19 vjeç, të dy nga Durrësi, pësuan fraktura në trup dhe po trajtohen në spitalin rajonal të Vlorës.
Mësohet se mjeti i ka dalë para një furgon dhe në përpjekje për ta shmangur përplasjen si pasojë edhe e shpejtësisë, ka humbur kontrollin, duke u përplasur disa herë me bordurën anësore. Nga shpejtesia e madhe mbi 160 km në orë, si pasoje te goditjes se forte eshte shkeputur motorri i makines nga automjeti.
Ndërkohë në aksin Skelë-Uji i Ftohtë po në Vlorë pranë një lokali është përplasur një furgon me targa CN 175 AH i drejtuar nga 64-vjeçari me shtetësi italiane Leonarde Checo me një Benz me drejtues, K. A, 27-vjeç i cili ka pesuar demtime te lehta dhe eshte derguar menjehere ne spital per te marre mjekimin e nevojshem.