Arrestohen 5 persona, dyshohet se janë të përfshirë në vepra terroriste
5 persona kanë rënë në prangat e policisë së Kosovës, të dyshuar si pjestarë të ISIS.3 prej tyre, të moshës 25-35 vjeç u ndaluan në orët e para të mëngjesit në afërsi të liqenit të Badovcit që ndodhet në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan.Dy janë nga Istogu dhe Mitrovica, ndërsa të tretit nuk i dihet ende origjina.Burimet thonë se të arrestuarve u janë gjetur shenja të ISIS-it dhe maska.“Sot rreth orës 01:40, në Rajonin e Prishtinës, në magjistralen Prishtinë - Gjilan, konkretisht në afërsi të liqenit të Badovcit, njësitet relevante policore fillimisht kanë ndaluar dhe njëherit arrestuar tre (3) persona të dyshuar, me dyshimin e bazuar për përfshirje në vepra penale, që sipas kodit penal të Kosovës ndërlidhen me terrorizëm.Personat e dyshuar kanë qenë në posedim të dy veturave, njëra e tipit Golf (II) ndërsa tjetra e tipit Passat, që të dyja me ngjyrë të kuqe, të cilat më pastaj janë konfiskuar në cilësi të provave materiale” thuhet në njoftimin e policisë.Ndërkohën në orët e mesditës policia ka arrestuar dhe 2 persona të tjerë,si bashkëpunëtorë të tre të arrestuarve.Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë, ndërsa 5 të arrestuarit janë shoqëruar në stacionin policor ku po merren në pyetje.