Vodafone Albania merr çmimin për Përgjegjësinë Sociale
Kompania Vodafone Albania, është vlerësuar me çmimin për përgjegjësinë sociale nga rrjeti Shqiptar i Përgjegjësisë Sociale dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Çmimi shkoi në kategorinë Praktika më e mirë për Kompanitë e Mëdha. Përfaqësuesja e Vodafone Albania, ia dedikoi çmimin bashkëpunëtorëve të kësaj kompanie.Rrjeti Shqiptar i Përgjegjësisë Sociale dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, organizoi për të dytin vit radhazi dhënien e çmimeve për kompanitë më të mira në fushën e Përgjegjësisë Sociale.Një panel jurie i përbërë nga përfaqësues të biznesit dhe organizma të tjera, me eksperiencë të gjerë në fushën e Përgjegjësisë Sociale të korporatave zgjodhi si fituese për kategorinë e çmimit Praktika Më e Mirë për Kompanitë e Mëdha, kompaninë Vodafone Albania.Çmime pati edhe për kategorinë Praktika më e Mirë për SME, dhe Iniciativa Më e Mirë.Presidenti i Rrjetit Shqiptar për Përgjegjësinë Sociale, kërkoi më shumë vëmendje nga kompanitë e mëdha për aktivitetet me Përgjegjësi Sociale."Është koha për një vëmendje më të madhe të kompanive dhe sipërmarrjeve ndaj aktiviteteve me Përgjegjësi Sociale, aktivitete që synojnë zvogëlimin e ndikimeve mjedisore dhe kontribuojnë në zhvillimin ekonomik e social të komunitetit", tha ai.Një muaj më parë Rrjeti Shqiptar për Përgjegjësinë Sociale të Koorporatave është anëtarësuar në Rrjetin Lider të Përgjegjësisë Sociale në Europë.