Kriza greke, eksperti bankar: Ndikimi i parë është goditja psikologjike
Edhe pse sistemi bankar në Shqipëri vleresohet nga titullarë të institucioneve financiare i sigurt perballe krizes greke, kjo nuk mund të shmangë efektin psikologjik.Eksperti i njohur i sistemit bankar, Elvin Meka, shpjegon se bankat janë një institucion besimi dhe pavarësisht masave të marra në këtë aspekt do ketë ndikim.Tiranë- Kriza greke do të ketë ndikim psikologjik në bankat e sistemit të dytë në Shqipëri.Eksperti i njohur bankar deklaron se depozituesit shqiptar nuk duhet të shqetësohen .Elvin Meka: “Unë do shikoja më shumë jo në aspektin real, sesa në radhë të parë në aspektin psikologjik”.Meka shpjegon se aktualisht tërheqja e depozitave është më e lartë, por kjo lidhet me efektin sezonal dhe konsiderohet normale.Elvin Meka: “Kjo vjen kryesisht për arsye sezonale, pasi është periudha më e mirë që përgjithësisht e zgjedhin bizneset por edhe individët për të kryer investime”.Bankat greke në Shqipëri sipas ekspertit nuk lejohen të transferojnë kapital jashtë.Elvin Meka: “Filialet greke në Shqipëri nuk lejohen të transferojnë depozita në mënyrë kategorike, depozitat e klientëve shqiptarë..”Që prej disa ditësh institucionet bankare greke kanë bllokuar çdo veprim, ndërkohë që gjithçka pritet të kthehet në normalitet vetëm pas referendumit të 5 korrikut.