Nis puna për ndërtimin e nënstacionit të ri, me kosto 257 mln lekë
Ka nisur puna për ndërtimin e nënstacionit të 110/35/10 kV në Çorovodë si investimin OSHEE në vlerën e 257 milionë lekë. Administratori i OSHEE-së,. Adrian Çela sqaroi ky investim do të zëvendësojë nënstacionin e vjetër të Uznovës që furnizon qytetin por që për shkak të vjetërisë 47 vjecare, kishte defekte dhe problem me cilësinë e furnizimit.Ardian Çela: Është një nënstacion i vjetër, është prodhim i vitit 1968. Ka problem me cilësinë e furnizimit, defekte pa fund dhe kapacitete të minimizuara për burimet e reja të energjisë. Për këto arsye ne po bëjmë këtë investim të ri, që kap vlerën e 257 milion lekë të rejaMinistri i Energjitikës Damian Gjiknuri tha se sektori i energjisë elektrike konsumonte më shumë para nga buxheti por tashmë inistutucionet ndërkombetare financiare e konsiderojnë si sektorin më kontribues në vend.Damian Gjiknuri: Sektori energjitik po i kthen mbrapsht vendit atë që i takon. Deri dje ka qenë sektori që konsumonte më shumë para nga Buxheti i Shtetit, sektori me humbjet më të mëdha dhe që kërcënonte më së shumti stabilitetin financiar. Tashmë, sektori energjitik po kthehet në kontribues dhe këtë po e thonë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar apo Banka Botërore që insistojnë se reforma në energjitikë është në drejtimin e duhur dhe duhet të vazhdojëNdërtimi i nënstacionit të ri nga OSHEE dhe linjës Uznovë-Çorovodë nga OST-ja e çojnë investimin total në vlerën e 700 milionë lekësh të reja. Pas kryerjes së investimit parashikohet që humbjet teknike të zbresin në nivelin 7% nga 33 % që janë aktualisht Investimi për nënstacionin e ri prek 10 mijë abonentë dhe do të përfundojë Janarin e vitit 2016.