Dorëhiqet kreu i Financave greke: Eurogrupi kundër prezencës sime në takime. Zëvendësohet nga Tsakalotos

Euclid Tsakalotos, do të jetë ministri i ri i Financave të Greqisë, pas dorëheqjes së Varufakis. Tsakalotos ështe edhe kordinatori në negociatat me kredidhënësit.Tsakalotos u zgjodhe ministër vetëm disa orë pas dorëheqjes së Varufakisit dhe pasi populli grek i tha qartazi jo masave shtrënguese të kreditorëve përmes referendumit të 5 korrikut.Lajmin e ka bërë me dije vetë Ministri përmes twitterit, ku shkruan: “ Sot po lë Ministrinë e Financave greke”.Motivin e dorëheqjes, kreu i Financave greke e lidh me nevojën e arritjes së një marrëveshje me Eurogrupin. Këta të fundit, sipas Varufakis, janë shfaqur qartazi kundër prezencës së tij në takime.Ai shtoi se edhe kryeministri Tsipras mendon se largimi i tij do e ndihmonte në arritjen e një marrëveshjeje me partnerët europianë.Varufakis: “Pas shpalljes së rezultateve të referendumit m’u bë e ditur se pjesëmarrësit në takimin e Eurogrupit dhe partnerët e tjerë, “do të vlerësonin” mungesën time nga takimet, gjë që kryeministri gjykoi se ndoshta mund të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes. Prandaj dhe largohem nga ministria e financave. Kërkesa e kreditorëve është nder për mua”.Megjithatë ai deklaron se do të ndihmojë Tsipras të shfrytëzojë JO-në e popullit grek për masat shtrënguese dhe do të mbështesë edhe Ministrin e ri të Financave.Varufakis: “Unë do të vesh me krenari urrejtjen e kreditorëve, ndërsa JO e referendumit grek është vetëm fillimi”.Në bursa dhe në institucionet ndërkombëtare financiare është pranuar pozitivisht dorëheqja e Varufakis, i cili kredidhënësit i ka quajtur si "terroristë dhe shantazhues" të popullit grek.Largimi i tij mund të përmirësojë pozitën e Tsipras për marrëveshje me partnerët evropianë. Ekspertët thonë se ky vendim sjell pak mirëbesim mes negociatorëve.