3 makina bombë në Bagdad, 13 të vdekur nga shpërthimet
Tre makina bombë kanë vrarë 13 njerëz në kryeqytetin e Irakut, Bagdad të shtunën më 4 korrik, bëjnë me dije burimet policore dhe mjekësore.Sulmi ndodhi sapo njerëzit kishin përfunduar lutjet e tyre për Ramazan.Një bombë shpërtheu në jugperëndim të kryeqytetit, në zoën Amil në muzg, duke lënë 8 të vdekur dhe 27 të plagosur.Ndërsa makina bombë tjetër shpërtheu në një garazh autobusësh në Doura, në jug të Bagdadit, duke vrarë tre persona.Policia lokale raportoi se një makinë e tretë kishte shpërthyer në veri-lindje të Bagdadit, duke vrarë dy persona.Nuk pati asnjë pretendim të menjëhershëm përgjegjësi nga ekstremistët e Shtetit Islamik, por ata kontrollojnë pjesë të mëdha në very dhe perëndim të Irakut dhe shpesh kanë aktivizuar bomba në kryqytet.Forcat e Sigurisë irakiene po luftojnë për të kontrolluar disa zona të Bagdadit.