Alergjitë dhe sëmundjet e lëkurës, shkak barishtet dhe uji i ndotur i plazheve
Kontakti me barishte të ndryshme, me ujin e ndotur të plazheve apo të pishinave janë shkaqet kryesore të dermatiteve alegjike dhe sëmundjeve të lëkurësMë të ndjeshëm ndaj këtyre alergjive janë fëmijët. Mjekja dermatologe në poliklinikën e specialiteteve Blerta Gjoni thotë se prindërit duhet të tregohen të kujdeshëm, të mos nisin pushimet pa patur kremrat mbrojtës ndaj diellit dhe të shmangin fëmijët nga vendet që ata mendojnë si risk për alergjitë.Blerta Gjoni: Ju rekomandoj qe të kenë me vete produktet, kremrat mbrojtes me filtrate e duhura për tipin e lëkurës që ka fëmija.Rekomandimi për ndihmën e parë që duhet ti japin prindërit fëmijëve është:Blerta Gjoni: Të bëjnë një largim nga shkaku që ata mendojnë se ja ka dhënë, vendosja e kompresave me të freskëta dhe mund ti japin ndonjë antistaminik nga goja për të lehtësuar fenomenin e kruarjes.Por nuk duhet të neglizhoni asnjëherë mjekun specialistBlerta Gjoni: Diagnoza vendoset nga mjekuNë cantën e pushimeve, duhet të jetë patjetër një krem solar për fëmijët po ashtu dhe antialergji.