Gjiri i Lalzit dhe Dhërmiu me përqindje të lartë ndotjeje
Disa prej destinacioneve të preferuara të pushuesëve shqiptarë që konsiderohen si oaze të natyrës,sipas një raporti rezultojnë të jenë krejt e kundërta: Me % të lartë ndotjeje , mes tyre gjiri i Lalzit dhe plazhi i DhërmiutJulian Beqiraj: Gjiri i Lalzit nuk është e një cilësie A, Dhërmiu në një nga pikat nuk ka qenë shumë pozitive.Sipas drejtorit të Agjesisë Kombëtare të mjedisit Julian Beqiraj ndonëse situate është përmirësuar ndjeshëm në disa destinacione turistike si Durrësi, Vlorë apo Sarandë, sërish ka shumë punë për të bërë për të arritur standartet europianeNdajmë një informacioni që jemi përmirësuar, por nuk jemi 100% të pastër. Agjencia e Mjedisit do të ndalojë rekomandimet kur të ketë në 78 pikat të një cilësie A.Por si mund te nderhyrje pushtet local kur disa prej faktorëve të ndotjes janë nën varësinë e saj?Julian Beqiraj: Përsa i përket ujrave të zeza është një punë e pushtetit lokal, disiplinimi, trajnimi, biznesi privat që nuk duhet të funksionojë më me gropa por me kolektor.Nga 12 plazhet e monitoruara 6 janë destinacionet ku cilësia e ujrave është 100% e pastër: Në Shëngjin, Ksamil Borsh, Qeparo , Himarë dhe Velipojë.