Ekzekutohet në mënyrë mafioze i riu, u qëllua në lokal nga një mjet në lëvizje
Një i ri është vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë në qytetin e Lezhës. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së dielës përballë kompleksit të shkollave të qytetit.Viktimë e këtij atentati ka mbetur Kristjan Marku 23-vjeç, ndërsa përsoni i plagosur është shtetasi Altin Gjoni 38-vjeç nga fshati Tale i Lezhës, i cili ishte klient në lokalin ku ndodhi ngjarja.Nga të dhënat e para është bërë e ditur se kanë qenë dy persona të cilët po lëviznin me një automjet tip "Audi" pa targa të cilët kanë qëlluar në drejtim të 23-vjeçarit sapo ka dalë nga një lokal.Ata kanë qëlluar mbi tre herë në drejtim të tij me armë zjarri tip pistolete, ndërsa për t’iu shpëtuar plumbave viktima është futur në një tjetër lokal, por pa mundur që ti shpëtojë atentatit.Plumbat e marra në gjoks dhe kokë i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme 23-vjeçarit nga lagjia "Xhenjo" e qytetit të Lezhës.I plagosur rëndë aksidentalisht në këtë ngjarje ka mbetur edhe 38-vjeçari Altin Gjoni i cili është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës në gjendje të rëndë për jeten, pasi ka marrë një plumb në gojë.Policia po heton ndonjë konflikt të çastit, Marku nuk njihej si problematikPolicia ende nuk ka identifikuar autoret e ngjarjes, duke e konsideruar këtë ngjarje si një krim mafioz, pasi autoret kanë qëlluar nga automjeti i tyre në lëvizje dhe gjithçka ka ndodhur në një hark kohor mjaft të shkurter dhe ata janë larguar me shpejtësi.Ende nuk dihen motivet e atentatit ndaj 23-vjeçarit Marku, ndërsa policia po heton për ndonje konflikt të çastit që mund të ketë patur ai, pasi nuk njihet si person problematik.Në lidhje me ngjarjen blutë e Lezhës kanë shoqëruar 16 persona të cilët mund të kenë dijeni dhe po merren në pyetje, mes tyre edhe përsoneli i lokalit të cilët kanë qenë protagonistë të ngjarjes.Forca të shumta policia menjëhere kanë ngritur postobloqe të shumta në hyrje daljet e qytetit të Lezhës si dhe në rruget rurale nga ku mendohet të jenë larguar autoret, por pa mundur që të bien në gjurmet e tyre.Gjithashtu është bërë e ditur se janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të lokalit ku ka ndodhur ngjarja, të cilët do të ndihojne grupin hetimor për zbulimin e autoreve të këtij krimi.Të shtënat me armë në mënyrë të pakontrolluar nga autoret kanë terrorizuar qytetarët, të cilët në momentin e vrasjes kanë qenë të shumtë në zonen përreth, duke shtuar friken dhe panikun për qytetaret lezhjanë.[caption id="attachment_542798" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Viktima Kristian Marku dhe lokali ku ndodhi vrasja me arme zjarri[/caption][caption id="attachment_542752" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lokali ku ndodhi vrasja me arme zjarri[/caption][caption id="attachment_542753" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja me arme zjarri[/caption][caption id="attachment_542754" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lokali ku ndodhi vrasja me arme zjarri[/caption][caption id="attachment_542755" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lokali ku ndodhi vrasja me arme zjarri, policia dhe ambulanca[/caption][caption id="attachment_542728" align="alignnone" width="770"]
Ne foto: Lokali ku ndodhi vrasja me arme zjarri[/caption][caption id="attachment_542733" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lokali ku ndodhi vrasja me arme zjarri[/caption]