Marrëveshja FRD-PS, Topi: Mund të shtrihet edhe ne zgjedhjet e 2017-s
Fryma e Re Demorkatike, është rreshtuar në koalicionin e majtë vetëm për administrimin e pushtetit vendor. Ky bashkëpunim sipas Kryetarit Bamir Topi, mund të shtrihet dhe në betejat e tjera elektorale, në mungesë të një ofertë nga Partia Demokratike.Bamir Topi: "Në mungesën e një bashkëpunimi, të një oferte, sigurisht që njerëzit që bëjnë pjesë në një parti politike nuk mund të qëndrojnë jashtë kompeticioneve politike. Një parti politike që nuk merr pjesë në zgjedhje është e destinuar që të atrofizohet".Zoti, Topi, është mjaft i ashpër me Partinë Demokratike, në të cilën për shumw vite ka mbajtur funksione të larta, duke e cilësuar në gjendje të mjerusheshme.Bamir Topi: "Fatkeqësia ka ardhur pikërisht tek ata njerëz që kanë pasur një background të majtë në arsyetim, madje ekstrem të majtë, komunist, që kanë uzurpuar atë parti e cila për fat të keq jo vetëm që nuk është e djathtë por të gjithë aspiratat e së djathtës i ka çuar jashtëzakonisht keq, në kuotat më të ulëta. Por ata që humbin dhe që do vazhdojnë të humbin janë ata që kanë aspiratat e tyre të parealizuara, e kam fjalën këtu për pronarët, për të përndjekurit politikë, për shumë njerëz që i takojnë një filozofie të së djathtës, të cilët e shohin veten jo vetëm të papërfaqësuar, por në kuotat më të ulëta kompeticioneve politike të viteve të tranzicionit shqiptar"Nga kjo gjendje të djathtën shqiptare, sipas Bamir Topit, nuk e shpëton as lidershipi i ri.Bamir Topi: "Mendoni ju se ajo parti është e lirë? Në rast se në fillim unë kam justifikuar lidershipin e ri, tani nuk e justifikoj më sepse fillimisht patjetër do detyrohesh edhe për shkak të taktikës politike, duhet të bësh lëvizje elegante por kur ti edhe pas humbjes sillen në sinkron me atë që është personi që të ka mbajtur peng në atë parti…"Por sa e ndihmon Partinë Demokratike , kur forca poltike me filozofi të djathtë si FRD, rreshtohen në kolicion të majtë?Bamir Topi: "Historia është kjo. Në rast se figura ime, qoftë figura të tjera në FRD tentohen të mbahen larg pikërisht për t'i shërbyer interesave meskine brenda një formacioni "të djathtë" nuk është faji i Bamir Topit , apo kolegëve të tij. Por është i atij që është futur si kalë troje tek e djathta dhe që e ka çuar në këto kuota".Bamir Topi, tha se zgjedhjet e 21 qershorit i shërbyen Konsolidimit të Frymës së Re Demorkatike, duke ndërtuar një identitet të qartë politik.