Arrestohet Sokol Mjacaj, vrau dy turistët çekë për tu grabitur makinën

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar  të vrasjes së dy turistëve çek në Prekal të Dukagjinit mbrëmjen e 3 korrikut.Sokol Mjacaj, lindur dhe banues në Lotaj të Dukagjinit u kap në një banesë dy katëshe pas rrethimit disa orësh të policisë në fshatin Grudë e Re.Fillimisht 20-vjeçari u strehua në shkollën 9-vjeçare të fshatit Grudë e Re, nga ku ndonëse ishte i rrethuar nga forca të shumta policie, ka mundur të largohet.Mjacaj kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu, kur ka kryer vrasjen e dyfishtë të dy turistëve çek.Mësohet se fillimisht autori i dyshuar negocioi, duke kërkuar siguri për jetën e tij, dhe më pas ka dalë nga vendi ku fshihej.Kanë qenë rreth 350 forca policie, mes tyre FNSH dhe RENEA, të pajisur me snajpera, të cilat u angazhuan për kapjen e Sokol Mjacajt. Ky i fundit ishte me rroba të shqyera dhe zbathur në momentin e arrestimit.Kanë qenë gjurmët e gjakut të gjetura në trupin e dy viktimave, 27-vjeçarit Michael Svatos dhe 36-vjeçares Ana Kosinova, si edhe shenjat e gishtave që e kanë kryqëzuar 20-vjeçarin.Sipas policisë, autoresia është dokumentuar plotesisht dhe vertetuar shkencerisht me disa gjurme daktiloskopike ne brendesi te mjetit.Dëshmia në polici, çeku Svatos tentoi ti merrte armën, Mjacaj i qëlloiNdërkohë pas marrjes në pyetje Mjacaj ka rrëfyer dhe dinamikën e ngjarjes. Sipas tij ka hipur në Lotaj në mjetin e dy turistëve çekë, nën kërcënimin e armës, me qëllimin final për t'u marrë makinën.Por në Prekal Michael Svatos ka tentuar t'i marrë automatikun. Në këtë moment 20-vjeçari ka qëlluar duke vrarë fillimisht 27-vjeçarin dhe më pas të dashurën e tij.I lindur më 14 shkurt të vitit 1995, Sokol Mjacaj ka bërë 4 vite burg për vrasjen e një fëmije në bashkëpunim, ngjarje që e ka kryer në moshën 15-vjeçare.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, garantoi se do hetohet se pse ky kriminel i lindur, siç e cilësoi ai, është jashtë hekurave të burgut.Edhe Ministri i Brendshëm, në një postim në Facebook, ka paralajmëruar analizë të Pse-së së lirimit të tij, teksa i mëshon faktit që 20-vjeçari duhet të ishte në burg.[caption id="attachment_542674" align="alignnone" width="640"]arrestohet sokol mjacaj Në foto: Momenti i mbërritjes së Sokol Macaj në Policinë e Shkodrës ( ne foto poshte çifti i vrarë cek, vendi i krimit dhe makina e tyre)[/caption][caption id="attachment_542658" align="alignnone" width="640"]sokol mjacaj mberrin 3 Në foto: Momenti i mbërritjes së Sokol Macaj në Policinë e Shkodrës[/caption][caption id="attachment_542657" align="alignnone" width="640"]       Në foto: Momenti i mbërritjes së Sokol Macaj në Policinë e Shkodrës[/caption][caption id="attachment_542659" align="alignnone" width="640"]sokol mjacaj mberrin 4 Në foto: Momenti i mbërritjes së Sokol Macaj në Policinë e Shkodrës[/caption]Çako: Do shtohen masat policore në zonat turistikeNë përfundim të operacionit, Drejtori i Policise se Shtetit, Haki Çako përgëzoi punën e efektivëve, ndërsa siguroi se do të ketë masa të shtuara nga policia për garantimin e sigurisë në të gjitha zonat turistike malore.Çako: “Është një ngjarje shumë e rëndë. Përcjell ngushëllimet për familjarët e viktimave.Dua të siguroj që të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj që bëhen pjesë e guidave turistike se do të jenë më të sigurt tani e tutje. Do sigurojmë gjithçka është e nevojshme për lëvizjen e lirë dhe frekuentimin jo vetëm të gjithë zonës së Dukagjinit, por në gjithë Shqipërinë”.Çako tha se vijojnë hetimet lidhur me bashkëpunëtorët e mundshëm të 20-vjeçarit.Çako: "Po analizojmë arsyet pse ky kriminel i lindur gjendet jashtë  pas një përsëritje të një krimi kaq makabër, pasi ka qenë i dënuar edhe më parë për vrasjen e një fëmije. Kjo është vetëm faza e parë, po hetojmë çdo lidhje të ngushtë të tij, ashtu sikurse jemi duke hetuar dhe vënë para përgjegjësisë penale të gjithë personat që janë bërë pjesë e mbështetjes ose bashkëpunimit dhe ka krijuar kushtet e mjaftueshme për të realizuar krimin, ose edhe për ta fshehur atë gjatë kësaj periudhe".Tahiri përgëzon policinë: Duhet të ishte ende në burg, jo të vriste përsëriFinalizimin me sukses të operacionit policor e ka përgëzuar edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri përmes fb.“Faleminderit Policise dhe banoreve te Dukagjinit per arrestimin ne kohe rekord te njeriut qe ndoshta duhet te ishte ende ne burg per krimet e meparshme, e jo te vriste perseri”.Provat që kompromentojnë të riun         Sipas Policisë së Shtetit, në emrin e Mjacajt u shkua pas vërtetimit shkencërisht të disa gjurmëve daktiloskopike në brendësi të mjetit ku udhëtonin dy të rinjtë Michael Svatosh dhe Ana Kosinova.Motivi i vrasjes mendohet të jetë grabitja e makinës e dy turistëve çekë.Nga një rindërtim i ngjarjes, mendohet që Sokol Mjacaj 20 vjeç ka qenë pasagjer i rastësishëm në mjetin e dy turistëve çekë, të cilët kishin ndërmarrë një tur në të gjithë Ballkanin.Nga të dhënat e policisë, autori i dyshuar ka hipur në malin e Shohit në mjetin e dy viktimave dhe ka udhëtuar me ta deri në Prekal, ku ka kryer edhe vrasjen.Ndërkohë ekspertët më të mirë kanë shkuar në Shkodër për të kqyrur me kujdes çdo provë që do të hedhë dritë mbi vrasjen e dyfishtë.Por kush është Sokol Mjacaj?I lindur më 14 shkurt të viti 1995, ka bërë 5 vite burg për vrasjen e një fëmije gjatë një grabitje të dhunshme, ngjarje që e ka kryer në moshën 15 vjeçare.Sokol Mjacaj kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu, kur ka kryer vrasjen e dyfishtë të dy të turistëve çek.[caption id="attachment_542643" align="alignnone" width="640"]aksioni i kapjes 2 Në foto: Operacioni i policisë për kapjen e Sokol Mjacajt[/caption][caption id="attachment_542644" align="alignnone" width="640"]aksioni i kapjes Në foto: Operacioni i policisë për kapjen e Sokol Mjacajt[/caption][caption id="attachment_542645" align="alignnone" width="640"]aksioni i policise 3 Në foto: Operacioni i policisë për kapjen e Sokol Mjacajt[/caption][caption id="attachment_542646" align="alignnone" width="640"]aksioni i policise 4 Në foto: Operacioni i policisë për kapjen e Sokol Mjacajt[/caption][caption id="attachment_542647" align="alignnone" width="640"]aksioni i policise 5 Në foto: Operacioni i policisë për kapjen e Sokol Mjacajt[/caption][caption id="attachment_542625" align="alignnone" width="640"]sokol mjacaj 1 Ne foto Sokol Mjacaj, autori i vrasjes dhe dy turistet çekë[/caption]