Kosovë-Shqipëri, do të monitorojnë sezonin turistik

Ka nisur për të gjashtin vit radhazi, nga Pika Kufitare e Vërmicës patrullimi i përbashkët i policive rrugore, të Shqipërisë dhe Kosovës, me qëllim evitimin e aksidenteve rrugore dhe ngjarjeve kriminale në këtë sezon turistik.Ekspertët e policisë së Kosovës do të jenë në rol mbështetës, ndërsa efektivët shqiptarë do të kenë fuqi ekzekutive.Nuhi Tahiri: Fuqië ekzekutive e kanë kolegët tanë nga Shqipëria, por cdo shkelje rrugore jemi  të detyruar të raportojnë dhe kolegët tanë i procedojnë më tutje.Mit'hat Tola: Eksperiencë interesante, sepse policët e Kosovës sjellin një eksperiencë të tyre të ndryshme nga e jona. Të dyja eksperiencat bashkohen në të mirë të sigurisë rrugore.Patrullimi i përbashkët do të deri më 31 Gusht, kur pritet edhe të ulet fluksi i turistëve kosovarë, që zgjedhin bregdetin shqiptar për t'i kaluar pushimet. Patrullat do të ndërrohen çdo 10 ditë, ndërsa do të jenë të pranishëm përveç Rrugës së Kombit edhe në të gjitha rrugët e tjera kombëtare.