Marrëveshjet politike, analistët: Instrumente për përfitime personale
Gjatë 25 viteve të demokracisë në Shqipërim politika ka ndërhyrë shpesh herë në minutën e fundit në kohë krize politike dhe ekonomike me marrëveshje politike.Ato kanë patur permbajtje të ndryshme, por sot askush nuk mund të listojë rezultatet e tyre.Analisti Shpëtim Nazarko dhe politologu Roland Lami, theksojnë se poltika shqiptare marrëveshjet i sheh si instrument për të kaluar një vështirësi të momentit dhe nenvizojnë se ato nuk kanë patur qëllime për të bërë shtet.Nazarko: “Qoftë të majtët, qoftë të djathtët i kanë përdorur marrëveshjet politike vetëm për të kaluar atë vështirësinë e çastit dhe për ti harruar, sepse e kanë kuptuar që rëndësia apo vlera e tyre reale ka qenë vetëm për çastin”.Lami: “Partitë politike gjykojnë që nuk vlen tentativa dhe përpjekja për të negociuar për sakohë gjykojnë që cënohet interesi i ngushtë i tyre politik”.Sipas Nazarkos, politikanët shqiptarë iniciojnë marrëveshje mbi terma të përgjithshëm, të cilat e çojnë atë në një dështim të qëllimshëm.Nazarko: “Psh. NATO bëri marrëveshje me Serbinë, i tha: Që këtu, e këtu nuk do lëvizësh. Marrëveshje kështu në parim, që do sillemi mirë, mund të bësh përditë. Problemi është që ti në këtë rast nuk ke marrë përsipër ndonjë detyrim kontraktual bazuar në forcë e ligjit, apo ndonjë marrëveshje brenda që e kanë sigluar të gjitha palët”.Ndërsa për politologun Lami, politikanët e gjejnë gjuhën e bashkëpunimit vetëm aty ku nuk u cënohen interesat e tyre personale, duke bërë ligje që i adresohen dhe personave konkret.Lami: “Avancojmë edhe më shumë që ligjin e adresojmë edhe me individë konkretë që duam ti atakojmë, ose favorizohet një individ konkret ose një grup njerëzish”.Shpëtim Nazarko, e sheh si sharlatanizëm politik e pa produkt dhe marrëveshjen e fundit të firmosur me shumë bujë për dekriminalizmin, zbatimi i së cilës dështoi deri me 31 qershor dhe për këtë arsye u shty afati i komisionit të dekriminalizimit deri me 31 dhjetor.